Sport

Liverpool me174 milionë në “pjatë”, çështje orësh! Salah mbetet objektiv i Al Ittihad...

Arabia Saudite Pro League dhe Al Ittihad ende synojnë Mohamed Salah nga Liverpool për 150 milion £ (174 milion €).

31 Gusht 2023, 16:11 Nga DOSJA
Liverpool me174 milionë në “pjatë”,

ARABIA SAUDITE - Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk do të ketë shumë kohë (deri në orën 23:00 të së premtes) për të nënshkruar dhe gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, nëse kalimi i egjiptianit në Arabinë Saudite realizohet dhe “Faraoni” kalon në Pro League Saudite.

Liverpool nuk është i gatshëm ta shesë sulmuesin me përvojë, por sauditët janë të bindur në synimin e tyre për ta bërë atë të tyren. Në veçanti, sipas një raportimi të "SkySports", ai është ende në listën e lojtarëve që vendi saudit dëshiron të nënshkruajë këtë verë, me Al Ittihad që ka dhënë deri në 174 milionë.

Dritarja e transferimeve të Premier League mbyllet në orën 23:00 (koha e Anglisë) të premten, ndërsa klubet Saudite Pro League mund të bëjnë transferime për gati një javë tjetër me mbylljen e dritares së tyre të transferimeve më 7 shtator dhe janë të gatshëm t'i ofrojnë Salah 1.5 milion £ në javë dhe Liverpool një tarifë transferimi prej mbi 100 milionë paundë.

Liverpooli është ende i bindur se egjiptiani nuk është në shitje, nuk kanë ndërmend ta shesin dhe nuk ka pasur asnjë ofertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll