Sport

Courtois nis rikuperimin pas operacionit...

Thibaut Courtois ka filluar rikuperimin e tij nga operacioni i ACL-në të këputur, që pësoi gjatë stërvitjes me Real Madridin.

31 Gusht 2023, 16:58 Nga DOSJA
Courtois nis rikuperimin pas operacionit...

SPANJE - Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, pësoi një çarje të ACL në gjurin e majtë në fillim të këtij muaji dhe pasi iu nënshtrua një operacioni, programi i tij i rehabilitimit ka filluar.

Është një dëmtim që lë belgun të paktën 6 muaj jashtë. Reali gjeti zëvendësuesin e tij në personin e Kepës, i cili e ruajti të paprekur portën në debutimin e tij me “Mbretëreshën”.

Portieri 31-vjeçar belg u kthye në qendrën stërvitore të ‘Merengues’ për të filluar programin e rikuperimit.

Ai ka postuar një video me një histori në Instagram, ku tregon një nga ushtrimet që ka nisur të bëjë, ndërsa në Twitter shkruan: "Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe energjinë! Pak nga pak po hedh hapat e parë në rikuperimin tim".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll