Sport

Kroos “sulmon” ligën e Arabisë Saudite: “Atje gjithçka ka të bëjë me paratë”...

Lojtari i Real Madridit kritikoi, në një intervistë për Sports Illustrated, rastet e fundit të lojtarëve që shkojnë në Arabinë Saudite.

31 Gusht 2023, 15:23 Nga DOSJA
Kroos “sulmon” ligën e Arabisë Saudite: “Atje

SPANJE - Toni Kroos ka bërë vlerësimin e tij për lëvizjet e fundit të transferimeve në afatin kalimtar të verës në ligën e Arabisë Saudite. Një reagim i ardhur tashmë edhe një javë më pare, duke e komentuar si “të turpshëm” lajmin e gazetarit Fabrizio Romano për kalimin e Gabriel Veiga te Al Ahli.

Tani, ai ka folur sërish për këtë ‘trend’ të ri në futbollin botëror, në “Sports Illustrated”, ku kritikoi ashpër këtë praktikë gjithnjë e më të zakonshme në merkato të fundit. “Thonë se njerëzit luajnë futboll ambicioz atje, por gjithçka ka të bëjë me paratë”,- ka thënë mesfushori me përvojë i Real Madridit. “Ka filluar të jetë e vështirë për futbollin që të gjithë e njohim dhe e duam”,- tha gjermani.

“Të gjithë duhet ta marrin atë vendim për veten e tyre, si Cristiano Ronaldo, për shembull”,- shtoi ai, duke argumentuar se nuk është njësoj ta bësh këtë me gjithë karrierën para teje, ose në mes të karrierës, pavarësisht momentit kur e përfundon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll