Sport

Huazimi i Ansu Fatit te Brighton, i mbyllur...

Sipas “Athletic”, Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me Brighton për huazimin e sulmuesit të ri Ansu Fatit.

31 Gusht 2023, 16:24 Nga DOSJA
Huazimi i Ansu Fatit te Brighton, i mbyllur...

SPANJE - Një nga lëvizjet më mbresëlënëse të sezonit është kompletuar nga Brighton, pasi skuadra angleze, e cila ishte pranë blerjes së Ansu Fatit, arriti të mbyllte përfundimisht marrëveshjen me Barcelonën, duke ecur shumë shpejt.

Anësori 20-vjeçar spanjol do të luajë si huazim për këtë sezon te “pulëbardhat”, me kërkesën e tij, pasi e pa që nuk do të kishte kohën e duhur të pjesëmarrjes në planet e Xavit.

Megjithatë, sërish për shkak të vendimit të tij, marrëveshja e katalanasve me klubin anglez nuk kishte opsion blerjeje, pasi ai dëshiron të rikthehet në skuadër vitin e ardhshëm, duke besuar se do të ketë një rol më të mirë në planet e Xavi.

Sezonin e kaluar, futbollisti 20-vjeçar bëri 51 ndeshje, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhënë katër asistime në 1824 minuta lojë te “Blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll