Sport

Keidi Bare rikthehet protagonist tek Espanyol: “Skuadra jonë ka oreks për t’u rikthyer në La Liga”

“Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare.

31 Gusht 2023, 15:24 Nga DOSJA
Keidi Bare rikthehet protagonist tek Espanyol: “Skuadra jonë ka oreks

SPANJE - Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa është aktivizuar si titullar me Espanyol në dy nga tre ndeshjet e para të LaLiga2. Madje, në sfidën e fundit fieraku ishte vendimtar pasi dhuroi asistin e golit të vetëm të katalanasve në triumfin ndaj Mirandes në transfertë. Së fundmi, Bare shprehet i lumtur për këtë start të sezonit ndërsa shtoi se tifozët janë një mbështetje e madhe për skuadrën duke e ndihmuar të marrë maksimumin, sidomos në fushën e tyre.

“Shpresoj të vazhdoj kështu edhe përgjatë sezonit, jam duke u stërvitur fort dhe po i bëj gjërat mirë. Këto tre javë gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk është e lehtë të fitosh ndeshjet në LaLiga2. Këtu çdo kundërshtar mund të të hapë probleme.

Deri tani ia kemi dalë mirë dhe kemi pësuar pak gola që është shumë e rëndësishme në një kampionat si ky. Mund të përmirësohemi edhe më shumë, por e rëndësishme është që kjo skuadër ka “oreks”, ambicie dhe dëshirë për të fituar.

Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll