Sport

Wanda Nara joshëse, i dërgon një 'shigjetë' të helmuar ish-it të saj, Maxi López…

Biznesmenia argjentinase është më e zellshme në rrjetet sociale dhe aty ka kujtuar ish-futbollistin

31 Gusht 2023, 12:20 Nga DOSJA
Wanda Nara joshëse, i dërgon një 'shigjetë'

TURQI - Ka kaluar pothuajse një dekadë, që kur Wanda Nara dhe Maxi López njoftuan ndarjen e tyre, pas pesë vitesh martesë dhe tre djem të përbashkët. Megjithatë, këto dhjetë vite kanë qenë të mbushur me vajtje-ardhje mes tyre. Më shumë për mirë se për keq, gjithçka duhet thënë. 

Në fakt këtë javë biznesmenia ka kujtuar edhe një herë ish-bashkëshortin e saj. Në një nga "stories" e saj të fundit në Instagram, argjentinasja ka përdorur një strofë nga një prej këngëve më të fundit të Karol G. Është një këngë e quajtur pikërisht "Ish-i im kishte të drejtë".

“Ish-i im kishte të drejtë, tha që nuk do të gjeja dikë si ai dhe gjeta një më të mirë, që më trajton më mirë. Ish-i im kishte të drejtë kur tha se askush nuk do ta bënte më mirë për mua. Ai e bën më mirë për mua," - është fragmenti, që tashmë gruaja e Mauro Icardit ka zgjedhur për të shoqëruar videon e saj. 

Disa fjalë që përdoruesit e internetit shumë shpejt i kanë parë si një mesazh të drejtpërdrejtë për ish-futbollistin. Në fakt, videoja nuk ka vonuar të bëhet virale. Ashtu si (pothuajse) gjithçka që bën ose thotë Wanda Nara, nga ana tjetër. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll