Sport

Partizani gati të shkruajë historinë! Duhet të përmbysi Astanan në "Elbasan Arena"

Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të zhvlerësojnë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë me Astanën në Kazakistan, për të shkuar për hërë të parë në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

31 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Partizani gati të shkruajë historinë! Duhet të përmbysi

TIRANE - Partizani, skuadra e drejtuar nga Zoran Zekicc u mund 1-0 një javë më parë në Kazakistan dhe gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit, që do të luhet sonte, duke nisur nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”.

Me ndihmën e tifozëve, “Të kuqtë” e kryeqytetit besojnë se në përballjen e kthimit të “play-off”-it të Conference League mund të arrijnë një fitore kualifikimi, që do të ishte një moment historik dhe i rëndësishëm për “Demat”.

Në mes nuk është vetëm prestigji, por dhe bonusi financiar, në rast kualifikimi për në fazën e grupeve. Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka, pavarësisht problemve që ka pasur me dëmtimet, me Mba dhe Grezdën, që vijojnë të jenë në infermieri.

Sulmuesi nigerian po lufton me kohën, për të qenë në fushë, por gjithçka do të vendoset para sfidës. Një ndeshje që vlen shumë më shumë se prestigji për “Të kuqtë”, që ndaj Astanës do të kërkojnë të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar për në ‘sallonin’ e Conference League.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll