Sport

Befasi, kthesë e madhe për të ardhmen e talentit Ansu Fati…

I synuar nga Tottenham, Ansu Fati (20) mund të huazohet nga Barça në një ekip tjetër të Premier League.

31 Gusht 2023, 08:30 Nga DOSJA
Befasi, kthesë e madhe për të ardhmen e talentit Ansu

ANGLI - Ndërsa transferta te Spurs ishte "e afërt" për shtypin spanjoll, Ansu Fati më në fund do të jetë afër nënshkrimit për një tjetër klub të Premier League. “Brighton po i afrohet një marrëveshjeje me Ansu Fatin, pasi Barcelona është gati të pranojë propozimin zyrtar të marrë”,- njoftoi Fabrizio Romano të mërkurën në mbrëmje

Sipas gazetarit italian, Ansu Fati pranoi të bashkohej me Brighton falë trajnerit italian të “Pulëbardhave”, Roberto De Zerbi. Për Fabrizio Romanon, tekniku do të kishte qenë një faktor kyç në vendimin e ndërkombëtarit spanjol. 

Mbetet për t'u parë nëse Tottenham do të ndryshojë situatën në këtë rast, por Ansu Fati duket se është në rrugë të mbarë për të nënshkruar me Brighton. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll