Sport

Sonte mësohen fituesit! Tripleta e Haaland kundër Kupës së Botës së Messit... Guardiola përballë trajnerëve italianë

Sulmuesi norvegjez pretendon çmimin e tij të parë individual, ndërsa për Leon do të ishte çmimi i tretë i “Lojtarit më të mire” nga UEFA, duke u barazuar me Cristianon. Do të ndahet edhe çmimi për trajnerin më të sukseshëm të sezonit…

31 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA
Sonte mësohen fituesit! Tripleta e Haaland kundër Kupës së
De Bruyne, Messi dhe Haaland, tre finalistat për trofeun e “Lojtarit më të mirë të UEFA”-s

MONACO - Erling Haaland dhe Leo Messi janë favoritët e mëdhenj për të pasuar Karim Benzema, si “Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA në mbrëmjen Gala që po mbahet pasditen e sotme në Forumin Grimaldi në Monaco, që së bashku me shortin për të tre garat europiane, shënon zyrtarisht fillimin e sezonit evropian të futbollit. 

Kandidatura e sulmuesit norvegjez mbështetet nga “hat-trick”-u i tij me Manchester Cityn (Champions, Premier dhe FA Cup), së bashku me faktin se ai pati ndikimin më të madh nga një debutues në Premier (52 gola dhe 9 asistime në 53 ndeshje, me 36 gola në kampionatin anglez), por megjithatë, ai ndëshkohet për mospjesëmarrje me Norvegjinë në Botëror.

Pikërisht pasuria e Kupës së Botës është opsioni i mrekullueshëm që Leo Messi të arrijë për herë të tretë këtë çmim si “Lojtari më i mire” në Evropë, të cilin e ka fituar tashmë edhe në 2011 dhe 2015. Argjentinasi u kurorëzua në Katar me titullin e kampionit të botës, që kështu shumë i rezistoi atij. Përveç ngritjes së Kupës “Jules Rimet”, ai ishte “Topi i Artë” i turneut, golashënuesi i dytë më i mirë (7) dhe MVP i finales. Përkundrazi, sezoni i tij evropian me PSG-në ishte më i matur: ai fitoi Ligue 1, por 21 golat dhe 20 asistimet e tij në 41 ndeshje dhe eliminimi në fazën e 16-të të Champions League kundër Bayernit e penalizoi atë.

Kandidati i tretë është Kevin De Bruyne, i cili është përsëri mes tre finalistëve. Belgu pati një rol të jashtëzakonshëm edhe në tripletën e Manchester Cityt: 10 gola dhe 31 asistime në 49 ndeshje, por në Botëror kaloi pa u vënë re si Belgjika, e eliminuar në fazën e grupeve nga Maroku dhe Kroacia.

Sonte mësohen fituesit! Tripleta e Haaland kundër Kupës së

Në kategorinë e trajnerëve, Pep Guardiola (Manchester City) është favoriti i madh për të marrë çmimin “Trajnari më i mirë i vitit” dhe pasuar trajnerin e Real Madridit Carlo Ancelotti. Përballë tij pretendentë janë para Simone Inzaghit (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli). 

Juria për këto çmime përbëhet nga të gjithë trajnerët nga tre garat evropiane të klubeve (Champions, Europa League dhe Konferenca), së bashku me 55 trajnerë nga vendet evropiane dhe 55 gazetarë evropianë që përbëjnë Median Sportive Evropiane (ESM). Këta 190 anëtarë kanë votuar në një listë prej 10 finalistësh të përzgjedhur më parë nga një grup teknik i UEFA-s bazuar në performancën e tyre gjatë sezonit 22/23 në nivel klubesh dhe kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll