Sport

Barcelona do përpiqet ta regjistrojë Gavin, për të shmangur "frikën" e largimit...

Procesi gjyqësor vazhdon. Nëse gjyqtari jep vendim kundra, ata kanë frikë se rinovimi deri në vitin 2026 me një klauzolë 1000 milionë, do të pezullohet dhe lojtari mund të lirohet.

31 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
Barcelona do përpiqet ta regjistrojë Gavin, për të shmangur

SPANJE - Barcelona vazhdon praktikisht duke numëruar çdo operacion në treg euro me euro. 

Prioriteti për momentin është regjistrimi i lojtarëve që nuk janë të regjistruar në La Liga, si Iñaki Peña, Iñigo Martínez, dhe në pritje Joao Cancelo, anësori që pret “OK”-in përfundimtar në Portugali, për të fluturuar drejt Barcelonës. 

Dhe përpara se të dalë në treg, edhe nëse Ansu Fati del, objektivi është të përpunohet edhe regjistrimi përfundimtar i Pablo Páez 'Gavi'.

Kujtojmë, se mesfushori andaluzian është regjistruar në mënyrë paraprake që prej 20 qershorit, pasi Gjykata e Barcelonës ra dakord edhe një herë me Barçën. Por çështja e tij vazhdon të ndiqet penalisht dhe klubi culé dëshiron ta zgjidhë këtë çështje përfundimisht për të shmangur frikën në të ardhmen. 

Dhe kjo është se nëse gjyqtari nuk do t'u jepte arsyen, ata kanë frikë se rinovimi i fundit i Gavi deri në vitin 2026 me një klauzolë 1000 milionë do të pezullohet dhe, për rrjedhojë, mesfushori mund të jetë edhe për një moment i lirë, sepse kontrata e fundit e Gavi përfundoi më 30 qershor.

Dëshira e lojtarit është dhe ka qenë gjithmonë të bëjë karrierë si lojtar i Barçës, por në klub ata preferojnë që gjithçka të zgjidhet në të njëjtën dritare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll