Sport

Eshtë përcaktuar “mozaiku” i 32 skuadrave për grupet e Champions League. Ja si do të ndahen ato në vazo para shortit…

Shorti për ndarjen e grupeve të UEFA Champions League do të hidhet më 31 gusht, në orën 18:00 në Montecarlo.

31 Gusht 2023, 08:00 Nga DOSJA
Eshtë përcaktuar “mozaiku” i 32 skuadrave për grupet

ZVICER - Të mërkurën e 30 gushtit përfunduan ndeshjet e fazës “play-off” të Champions League në sezonin 2023/2024. Tani dihen edhe pjesëmarrësit e tjerë të edicionit të ardhshëm të këtij turneu dhe bashkë me to edhe vazot e fazës së grupeve.

Rezultatet e para kualifikuese u shpallën të martën, më 29 gusht. Në tre ndeshjet e para të kthimit të fazës së “play off”-it, Young Boys fitoi 3-0 kundër Maccabi Haifa, Galatasaray mundi Molde 2-1 në një lojë emocionuese dhe SC Braga fitoi ngushtë 1-0 ndaj Panathinaikos. 

Të mërkurën u luajtën edhe tre ndeshje të tjera, ku FC Copenhagen barazoi 1-1 me polakët e Raków Częstochowa, dukwe u kualifikuar për në fazën e grupeve. Gjithashtu edhe Antwerp kaloi në Champions League të mërkurën, duke fituar 3-1 në total kundër AEK Athinës, si dhe PSV-ja, e cila mundi Rangers me rezultatin e përgjithshëm 7-3. 

Për shkak të këtyre rezultateve tashmë të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të sivjetmë të Champions League njohin edhe ndarjen e 32 skuadrave në katër vazot, para hedhjes së shortit. Ato janë si më poshtë:

Vazo 1: Manchester City, Sevilla, FC Barcelona, ​​Napoli, Bayern Munich, PSG, Benfica Lisbon, Feyenoord Rotterdam.

Vazo 2: Real Madrid, Manchester United, Inter, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, RB Leipzig, FC Porto, Arsenal.

Vazo 3: Shakhtar Donetsk, RB Salzburg, AC Milan, Lazio, Crvena Zvezda, PSV Eindhoven, Braga, FC Kopenhagen.

Vazo 4: Young Boys, Real Sociedad, Galatasaray, Celtic, Newcastle, Union Berlin, Royal Antwerp, Lens.

Shorti për ndarjen e grupeve të UEFA Champions League do të hidhet më 31 gusht, në orën 18:00 në Montecarlo. Vetë ndeshjet e fazës së grupeve janë planifikuar për periudhën nga 19 shtatori deri më 13 dhjetor. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll