Sport

Nëna e Rubiales përfundon në spital pas grevës së urisë!

Protestuesit e quajnë këtë veprim një shpërdorim të pushtetit dhe kërkojnë largimin e përhershëm të Rubiales

30 Gusht 2023, 22:16 Nga DOSJA
Nëna e Rubiales përfundon në spital pas grevës së

SPANJE - Nëna e numrit 1 të futbollit spanjoll Luis Rubiales u mbyll brenda një kishe dhe hyri në grevë urie në mbështetje të djalit të saj, pas skandalit që shpërtheu, pasi presidenti i FA-së puthi Jenny Hermoso pa pëlqimin e saj.

Mirëpo, pak më parë, siç njoftoi prifti i kishës, e çuan në spital plakën, pasi ajo ishte e trullosur dhe e rraskapitur. Kujtohet se qindra gra dhe burra dolën dje në rrugët e Madridit për të demonstruar kundër Luis Rubiales në vazhdën e skandalit që shpërtheu nga puthja e Presidentit të Federatës së Futbollit me Jenny Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonies së shpërndarjeve të medaljeve për fitimin e Kupës së Botës.

Protestuesit po e quajnë këtë veprim një shpërdorim të pushtetit dhe po bëjnë thirrje për largimin e përhershëm të Rubiales, një kërkesë e mbështetur nga të 19 federatat rajonale të futbollit.

E gjithë bota politike e dënoi puthjen që në momentin e parë. U ngritën gjyqtarë, prokurorë, media, institucione dhe organizata. Rrjetet sociale ishin pika kryesore. Në fund të fundit, vetëm në Spanjë finalen e panë 9 milionë qytetarë. Dhe ndërkombëtarisht shumë më tepër. 

Papritur u hoqën vulat e një klubi shumë autonom dhe të mbyllur si Shoqata Mbretërore e Futbollit. Dhe imazhi i futbollit spanjoll u prish si kurrë më parë. “Abuzimi i pushtetit dhe sulmi seksual” për herë të parë në Spanjë po trondit botën e futbollit.

Çështja ka arritur në Kombet e Bashkuara, me zëdhënësin Stéphane Dujarric duke folur për çështjen kritike të seksizmit në sport.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Federatës që thirri për të njoftuar se nuk jep dorëheqjen, Rubiales shpërndau disa miliona, live, për trajnerët dhe njerëzit që e mbështesnin. Aty ndërhyri organi disiplinor i FIFA -s, duke e pezulluar për tre muaj. Presidenti i ri dhe i përkohshëm kishte për detyrë të ndryshonte kursin dhe të riorganizonte Federatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll