Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në Tiranë, policia prangos 21-vjeçarin

Policia njofton se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet D. Sh., 21-vjeç, banues në Tiranë.

30 Gusht 2023, 16:17 Nga m.s
Konflikt për motive të dobëta/ Plagosi me thikë
policia Tirane

TIRANE- Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, një 21-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Policia njofton se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet D. Sh., 21-vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin A. D., 21-vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

plagosje tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2023, 15:16 I.A

ONE Albania forcon fokusin komercial

Brano Djurovic Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe kom...