Aktualitet

“Shtrëngata dhe reshje shiu”/ IGJEUM: Sot reshje intensive në qarqet Shkodër e Lezhë

Në qarkun e Durrësit reshjet do të jenë mesatare.

30 Gusht 2023, 12:07 Nga A.B
“Shtrëngata dhe reshje shiu”/ IGJEUM: Sot reshje intensive
Reshje

TIRANË- Ditën e sotme, do të ketë reshje shiut të lokalizuara në disa qarqe. Sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit reshjet do të jenë mesatare. Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Temperaturat në zonat bregdetare do të shkojnë deri në 26 gradë celsius, në vendet e ulëta 28 gradë celsius, ndërsa në vendet malore temperaturat maksimale arrijnë në 24 gradë celsius.

Gjatë ditës së sotme pritet niveli rrezik “i moderuar” nga zjarret në qarkun e Korçës, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “i ulët” ose “s’ka rrezik”.

/Dosja.al

igjeum

Sondazh

Poll