Aktualitet

Lidhja me zhdukjen e Fatmir Sulollarit dhe Leonard Thodhorit! Zbardhen DETAJET: Albi Mecini dyshohet se do vriste një person në Fier

Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

30 Gusht 2023, 15:30 Nga f.i
Lidhja me zhdukjen e Fatmir Sulollarit dhe Leonard Thodhorit! Zbardhen DETAJET:
Albi Mecini

FIER- Albi Mecini është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën do kryente një ngjarje të rëndë si dhe dy bidona me benzinë.

Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulollarit.

Gjithashtu burime pranë policisë njoftojnë se Albi Mecini dyshohet se do vriste një person në Fier. Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve L. Th. dhe F. S., zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim,-thuhet në njoftimin e policisë.

albi mecini leonard thodhori fatmir sulollari

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2023, 15:16 I.A

ONE Albania forcon fokusin komercial

Brano Djurovic Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe kom...