Aktualitet

Siguri shtesë për Altin Dumanin? SPAK: Mbrohet sipas procedurave standarde nga Garda e Policia

SPAK pranon shtimin e masave të sigurisë për drejtuesin Dumani, ndërkohë që mohon lajmet se ai mund të jetë kërcënuar.

30 Gusht 2023, 12:38 Nga A.B
Siguri shtesë për Altin Dumanin? SPAK: Mbrohet sipas procedurave
Altin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka hedhur poshtë pretendimet se kreu i SPAK, Altin Dumanit i rrezikohet jeta.  Përmes një komunikate për media. SPAK pranon shtimin e masave të sigurisë për drejtuesin Dumani, ndërkohë që mohon lajmet se ai mund të jetë kërcënuar.

Sipas SPAK shtimi i masave të sigurisë është konform procedurave standarde.

“Nisur nga publikimet në media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”.

Ditën e sotme u bë e ditur se prej 1 jave Dumani lëviz me makinë të blinduar, e se pranë banesës së tij ka pasur forca të shtuara policie./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll