Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në spital, media greke: Gjendja e tij është stabilizuar, prognoza mbetet e ....

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

30 Gusht 2023, 13:19 Nga A.B
Ish-kryeministri Fatos Nano në spital, media greke: Gjendja e tij
Fatos Nano

GREQI- Mediat greke kanë raportuar shtrimin në spital të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

'Protothema' shkruan për gjendjen e tij shëndetësore, e cila është stabilizuar, ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

71-vjeçari, Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika./Dosja.al

fatos nano

Sondazh

Poll