Aktualitet

VIDEO/ I dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet Alket Hatija

Bëhet me dije se Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike.

30 Gusht 2023, 14:56 Nga I.A
VIDEO/ I dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge,
Durres

DURRËS- Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Durrës. Mëoshet se Alket Hatija ka rënë në prangat e policisë, pais është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Apelit në Milano për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi: Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

alket hatija

Sondazh

Poll