Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri ndaj 25-vjeçarit egjiptian, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Kjo nuk është hera e parë që 19-vjeçari është në telashe me autoritetet, pasi më parë është arrestuar për pjesëmarrje në grabitje.

30 Gusht 2023, 11:44 Nga A.B
Qëlloi me armë zjarri ndaj 25-vjeçarit egjiptian, arrestohet
Policia

GREQI- Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është përfshirë në ngjarjen me të shtëna me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Kampani në Agios Panteleimonas.

Një 25-vjeçar egjiptian ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat.

Sipas burimeve policore, kjo nuk është hera e parë që 19-vjeçari është në telashe me autoritetet, pasi më parë është arrestuar për pjesëmarrje në grabitje.

Njëkohësisht, Policia ka identifikuar edhe një person tjetër që ka marrë pjesë në episod dhe është shpallur në kërkim./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll