Art&Argëtim

Doktorët heqin 14 krimba nga syri i pacientes, ajo as nuk e kuptonte që i kishte në sy / Oregon

20 Tetor 2019, 20:46 Nga DOSJA
Doktorët heqin 14 krimba nga syri i pacientes, ajo as nuk e kuptonte

OREGON –  Abby Beckley është një peshkatare, e cila e kryen profesion e saj në ujërat e ftohtë të Alaskës.

Një herë, teksa po peshkonte me varkën e saj, 28-vjeçarja po ndjente një përkëdhelje ngacmuese në syrin e saj.

Ajo mendoi se ndonjë qerpik mund ti kishte hyrë në sy, dhe pasi e fërkoi disi syrin e saj, ajo vazhdoi përditshmërinë.

Mirëpo ndjesia e përkëdheljes, zgjati për rreth 1 javë, derisa një ditë Abby vendosi të shihte se çfarë e shkaktonte ndjesinë e çuditshme.

Ajo futi 3 gishtat e saj nën kapakun e syrit, dhe me gishtin tregues arriti të prekte vendin ku ndjente pa rehati, dhe u shokua kur arriti të nxirrte nga syri i saj, një krimb disa cantim të gjatë.

Menjëherë ajo u paraqit në spital, ku mjekët i nxorrën jo 1 as 2 po plot 14 krimba të gjatësisë së ndryshme, të cilët ishin futur në qesen e syrit të saj.

Doktorët u shprehen se isha diçka shumë e pazakontë që  krimbi të hyjë në syrin e njeriut, dhe se pacientja duhet ti ketë marrë ata gjatë punës së saj në varkën e peshkimit.

Proçesi i nxjerries së krimbave zgjati disa orë, pasi ata nuk mund ti hiqnin krimbat të tërë në të njëjtën kohë, por vetëm pasi krimbat të bëheshin të dukshëm.

Përtej bezdisjes e cila nuk ishte dhe aq e madhe, Abby vendosi të shkonte tek një okulist pasi u shty më tepër nga kurioziteti se çfarë mund të ishte ajo ndjesia e çuditshme që kshte në sy.

Burimi:Huffingtonpost

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 14 krimba ne syrin e 28 vjecares alaske oregon 14 krimba ne syrin e 28 vjecares alaske oregon

Sondazh

Poll