Art&Argëtim

Adele është gati të bëhet sërish nënë: Kam gati një listë me emra

Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i zgjedhur emrin vajzës së saj të ardhshme.

29 Gusht 2023, 14:11 Nga f.i
Adele është gati të bëhet sërish nënë: Kam
Adele

SHBA- Këngëtarja Adele zbuloi një nga planet e saj të afërta teksa foli me fansat gjatë performancës së saj në Las Vegas të shtunën. Adele zbuloi se është gati të bëhet sërish nënë, ndërsa ka treguar se tashmë ka bërë një listë me emra.

Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrëse në koncert, Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i zgjedhur emrin vajzës së saj të ardhshme.

"Dëshiroj shumë që së shpejti të bëhem sërish nënë. Në fakt, unë kam bërë një listë. Kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”,-tha Adele.

Adele tashmë ka një djalë 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Çifti finalizoi divorcin e tyre në prill 2019 dhe ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre.

adele

Sondazh

Poll