Art&Argëtim

"Zhgënjeu" fansat me performancën! Reagon Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte i Serbisë

Më tej këngëtarja theksoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj.

27 Gusht 2023, 13:20 Nga f.i
"Zhgënjeu" fansat me performancën! Reagon Rita Ora: Flamuri
Rita Ora

HUNGARI- Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb. Ajo në një deklaratë për median Klan Kosova, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

"Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”, -tha Ora.

Më tej këngëtarja theksoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj.

 

rita ora

Sondazh

Poll