Art&Argëtim

Zgjedhjet në SHBA/ Eminem kërkesë republikanit Vivek Ramaswamy: Ndalo së bëri rep me këngët e mia

Letra thotë se kompania "mori një komunikim nga" Eminem që kundërshtonte përdorimin e "kompozimeve muzikore" të tij nga republikani

29 Gusht 2023, 07:21 Nga f.i
Zgjedhjet në SHBA/ Eminem kërkesë republikanit Vivek Ramaswamy:
Vivek Ramaswam

SHBA- Avokatët e Eminem i kanë dërguar një letër kandidatit presidencial republikan Vivek Ramaswamy duke i kërkuar që të ndalojë së bëri rep me këngët e tij, raporton BBC.

Ramaswamy po konkurron për të rrëzuar Donald Trump si kandidati i supozuar republikan për vitin 2024. Letra thotë se kompania "mori një komunikim nga" Eminem që kundërshtonte përdorimin e "kompozimeve muzikore" të tij nga republikani.

Një zëdhënës i Ramaswamy tha se ai do të përmbushë kërkesën e Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III.

Dërgimi i kërkesave politikanëve për të ndaluar dhe hequr dorë nga zgjedhjet e këngëve të fushatës së tyre është kthyer në një traditë në politikën amerikane. Trump mori dhjetëra letra nga yjet diskografike - duke përfshirë Rolling Stones, Queen, Adele dhe Pharrell Williams - duke e informuar atë se nuk kishte leje për të përdorur muzikën e tyre në fushatë dhe ngjarje presidenciale.

zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll