Art&Argëtim

"Pa gabime, ne nuk do të ishim njerëzit që jemi sot", Rita Ora në kopertinën e revistës gjermane (FOTOT)

Ora foli edhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

29 Gusht 2023, 11:53 Nga f.i
"Pa gabime, ne nuk do të ishim njerëzit që jemi sot",
Rita Ora

GJERMANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është imazhi i kopertinës për revistën e njohur gjermane "Glamour Germany". Ora në një rrëfim për revistën gjermane ka treguar se si në fillimet e karrierës së saj është tallur dhe shumë njerëz nuk kanë dashur që ajo të ishte kjo që është sot. 

"Në fillim të karrierës së saj, Rita Ora planifikoi karrierën e saj profesionale së bashku me menaxherin e saj për 20 vitet e ardhshme. Ajo u tall nga shumë njerëz, ndoshta sepse nuk donte vetëm të qëndronte në korsinë e yjeve të pop-it si artiste. Sepse ajo refuzoi të futej vetëm në një kuti", shkruhet në revistën gjermane për këngëtaren Rita Ora.

Edhe pse një nga këngëtaret me famë botërore dhe një nga imazhet e suksesshme, Ora foli edhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

'Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni – ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime. Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”, tha Rita Ora.

rita ora

Sondazh

Poll