Art&Argëtim

'Më parë provokoi me shqiponjën dykrenare'/ Mediat serbe komentojnë veprimin e Ritës: Ky person merr edhe pension kombëtar

Mediat serbe shkruajnë se pas këtij veprimi, Rita u detyrua t'i kërkonte falje shqiptarëve

28 Gusht 2023, 14:02 Nga A.B
'Më parë provokoi me shqiponjën dykrenare'/ Mediat
Rita Ora

SERBI- Mediat serbe kanë komentuar veprimin e këngëtares Rita Ora, e cila gjatë koncertit të saj në Hungari, u pa teksa performonte dhe mbante në supe flamurin serb.

'KËTIJ PERSONAZHI I JEPONI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb'- nis artikullin media 'Alo.rs'., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e se për këtë edhe paguhet nga shteti. 

Mediat shkruajnë se pas këtij veprimi, Rita u detyrua t'i kërkonte falje shqiptarëve, por nuk harrojnë të përmendin edhe performancat e këngëtareve të tjera shqiptare si Dua apo Bebe Rexha me flamurin shqiptar.

'Rita Ora këndoi në koncertin e saj të fundit të mbështjellë me flamurin serb - pas faljes që u dërgoi bashkatdhetarëve të saj.

Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson “Shqipërinë e madhe”, dhe tani falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej të kërkonte falje bashkatdhetarët'- shkruajnë ata. 

Pas performancës në Hungari, Rita sqaroi publikun duke thënë se nuk e kishte parë se cili flamur ishte./Dosja.al

rita ora flamuri serb

Sondazh

Poll