
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësorë.
Po ashtu bëhet me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka përplasur dhe e ka lënë të vdekur në vend. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Golemin me Plepat. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
“Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë–Durrës, tek Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Policisë.
(A.B. Dosja.al)