Sport

Ronaldinho piramidë! Ish-sulmuesi rrezikon të arrestohet, me akuzën për mashtrimin e 56 milionë eurove në kriptovaluta...

Ish-sulmuesi është akuzuar për mashtrim përmes kompanisë së tij të kriptomonedhës “18kRonaldinho”.

28 Gusht 2023, 20:30 Nga DOSJA
Ronaldinho piramidë! Ish-sulmuesi rrezikon të arrestohet, me

BRAZIL - Ish-futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho mund të arrestohet, pasi është i përfshirë në një mashtrim me kriptovaluta. 

Ish-sulmuesi i PSG, Barcelona dhe AC Milan është akuzuar për mashtrim përmes kompanisë së tij të kriptomonedhës “18kRonaldinho”, e cila mashtroi investitorët prej 56.5 milionë eurosh.

Braziliani tashmë është thirrur në komisariat për të dhënë dëshmi, por ka injoruar dy thirrje. Pas një tjetër dështimi për t'u paraqitur, Ronaldinho përballet me arrestimin.

Ronaldinho ishte në arrest shtëpie për 6 muaj, pas rastit skandaloz të kalimit të paligjshëm të kufirit me Paraguajin. Tre vjet më parë, Ronaldinho dyshohej se kishte përdorur një pasaportë false.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll