Sport

Messi pagoi një pasuri për një apartament në Miami, por as që ka vënë këmbë në të. Ata janë në kërkim të një shtëpie… (foto)

Lionel Messi (36) dhe familja e tij u transferuan në Miami këtë verë, pasi ylli argjentinas nënshkroi me Interin.

28 Gusht 2023, 18:33 Nga DOSJA

Messi pagoi një pasuri për një apartament në Miami, por as

SHBA - Kampioni i botës zotëron një apartament prej 8 milionë eurosh në një pallat ekskluziv në Miami, të cilin mund ta shihni në fotogalerinë e mëposhtme, por ai nuk dëshiron të jetojë atje. Në fakt, Lionel Messi dhe familja nuk kanë vënë këmbë atje.

Sipas gazetarit argjentinas Javier Ceriani, Lionel Messi nuk dëshiron të jetojë në apartamentin që zotëron, sepse nuk do të kishte asnjë privatësi. Superylli dëshiron të shmangë situatat, që nuk do ta bëjnë atë të ndihet rehat, si për shembull takimi me një fqinj në ashensor.

Lionel Messi aktualisht është në kërkim të një shtëpie në një zonë të qetë, por tregu në Miami nuk do të ishte më i miri dhe për shkak se opsionet janë të kufizuara, çmimet janë të larta. Deri tani, Lionel Messi dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi që kanë marrë me qira.

“Ata nuk e kanë gjetur ende folenë e tyre. Tani jetoj me qira. Është problem, sepse Messi nuk dëshiron të hyjë në ashensor dhe të vijë dikush për ta përshëndetur. Ai dëshiron të ketë shtëpinë e tij. Në këto blloqe, sado i bukur të duket dhe sa do të kushtonte një apartament atje, sërish takon dikë në ashensor, në korridor, takon edhe atë që mbyll sallën me pishinë.

Ata duan një shtëpi, ku të jenë vetëm ata dhe roja. Ky është plani, por është e vështirë të realizohet. Në Miami, është e vështirë të gjesh një shtëpi si kjo. Çmimet janë të larta.

Disa donin t'i shisnin një shtëpi për 70 milionë dollarë, ajo ishte në Indian Creek Island, ku jeton edhe vajza e Donald Trump",- shpjegoi gazetari, cituar nga “Ciudad.com”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll