Sport

Joao Cancelo firmos sonte: Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester City!...

Barcelona dhe Manchester City kanë rënë dakord për gjithçka dhe janë në proces të shkëmbimit të dokumenteve për transferimin e Joao Cancelo, në formë huazimi me opsion blerjeje.

28 Gusht 2023, 17:22 Nga DOSJA
Joao Cancelo firmos sonte: Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester

SPANJE - Mbeten vetëm formalitetet për kompletimin e transferimit të Joao Cancelo te Barcelona.

Pas negociatave të vazhdueshme në javët e fundit, ‘Blaugranët’ kanë arritur një marrëveshje të plotë me Manchester Cityn për huazimin e mbrojtësit portugez me një opsion blerjeje për 25 milionë euro dhe siç raportohet nga Fabrizio Romano, dy klubet janë duke shkëmbyer dokumentet për përfundimin e procesit të marrëveshjes sot.

Cancelo pritet të mbërrijë në Barcelonë mbrëmjen e sotme dhe tashmë është çështje kohe njoftimi i tij për katalanasit. Kujtohet se sipas mediave spanjolle, klauzola e Cancelos do të aktivizohet automatikisht në dhjetor, nëse deri atëherë Barça siguron kualifikimin në fazën eliminatore të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll