Sport

Ylli argjentinas Leo Messi ka ‘shkelur’ protokollin në MLS, mund të ndëshkohet...

Pasi ka fituar Kupën e Ligës me Inter Miamin, ylli artgjentinas Lionel Messi ka debutuar edhe në MLS duke shkëlqyer.

28 Gusht 2023, 16:53 Nga DOSJA
Ylli argjentinas Leo Messi ka ‘shkelur’ protokollin në MLS,

SHBA - Ylli argjentinas u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, ku shënoi edhe një gol për të vulosur fitoren skuadrës së tij 0-2 në transfertë ndaj New York Red Bull. Por sipas “The Washington Post”, Lionel Messi ka shkelur protokollin e MLS-së gjatë debutimit të tij të dielën.

Për disa arsye, që ende nuk janë të qarta, argjentinasi nuk foli me gazetarët pas ndeshjes me NY Red Bull, e cila bie ndesh me rregullat e medias amerikane të ligës. Pasi, pa asnjë përjashtim, lojtarët kërkohet të jenë të disponueshëm për mediat pas ndeshjeve.

Është e paqartë se cili mund të jetë sanksioni i mundshëm dhe mbetet për t’u parë nëse MLS i konsideron veprimet e tij që meritojnë ndonjë dënim. Leo Messi ka shënuar 11 gola në vetëm nëntë ndeshje për Inter Miami deri më tani këtë sezon. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll