Sport

INTIMITET! Fotografi e Sergio Ricos, e pa publikuar nga dhoma e spitalit…

Bashkëshortja e portierit të Parisit, Sergio Rico ka postuar në Instagram një foto të futbollistit nga spitali.

28 Gusht 2023, 17:35 Nga DOSJA

SPANJE - Sergio Rico shqetësoi thellësisht komunitetin botëror të futbollit kur u publikua lajmi, se ai u plagos rëndë në kokë nga një rënie prej kalit të tij në një fshat jashtë Sevilles majin e kaluar dhe ra në koma.

Jeta e tij ishte në rrezik, por ai u tregua një luftëtar për jetën, doli nga terapia intensive  dhe pas shenjave të përditshme të përmirësimit doli nga spitali.

Tani portieri spanjol është rikthyer në shtëpi, ku vazhdon rikuperimin, me bashkëshorten e tij, Alba, e cila nuk u largua asnjëherë nga krahu.

Alba ka postuar në Instagram një foto të bashkëshortit në shtratin e spitalit. Influencuesja ndau me miqtë e saj në internet se si u njoh me portierin spanjol.

INTIMITET! Fotografi e Sergio Ricos, e pa publikuar nga dhoma e spitalit…

“E takova shtatë vite më parë ku punoja, ndërsa studioja për gazetari në Seville”,- ka shkruar Alba.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll