Sport

Autobusi i Aston Villa-s u sulmua pas ndeshjes në transfertë ndaj Burnley-t...

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje dhe do të mbështesim Policinë e Lancashire në përpjekjet e saj për të gjetur përgjegjësit”,- përfundoi klubi anglez.

28 Gusht 2023, 16:17 Nga DOSJA

ANGLI - Autobusi i Aston Villas është sulmuar pas ndeshjes në transfertën ndaj Burnley-t, këtë të dielë, në kuadër të javës së tretë të Premierligës. Burnley, i cituar nga “Sky News”, tha se ata ishin "të pikëlluar dhe të tronditur" nga ajo që ndodhi.

“Pasi folëm me stafin e Aston Villas, ne jemi të lehtësuar kur dëgjuam se askush nuk u lëndua”,- vazhdoi Burnley.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje dhe do të mbështesim Policinë e Lancashire në përpjekjet e saj për të gjetur përgjegjësit”,- përfundoi klubi anglez.

Incidenti ndodhi pas fitores 3-1 të Aston Villa në Burnley të dielën pasdite.

Autobusi i Aston Villa-s u sulmua pas ndeshjes në transfertë ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll