Aktualitet

Në ndjekje të personit që kërkohet në Spanjë, makina e policisë aksidentohet në Fier

Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë.

28 Gusht 2023, 13:26 Nga A.B
Në ndjekje të personit që kërkohet në Spanjë,
Aksident ne Fier

FIER- Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit. 'Top channel' raporton se aksidenti ka ndodhur pranë vendit te quajtur “Autogrilla”.

Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë.

Mësohet se nga përplasja e mjeteve, nuk ka të lënduar.

NJOFTIMI:

Rreth orës 13:00, në lagjen "Sheq i Vogël", Fier, automjeti tip "Suzuki" me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip "Hyundai" me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll