Aktualitet

Nesër nis regjistrimi në Universitete/ Dekani i 'Ekonomisë' mesazh maturantëve: Janë edhe 291 vende të lira

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule ka dalë me një mesazh për të gjitha maturantët, duke i qetësuar ata që të mos nxitohen, pasi janë edhe 291 vende të lira.

28 Gusht 2023, 11:30 Nga A.B
Nesër nis regjistrimi në Universitete/ Dekani i
Fakulteti

TIRANË- Nesër nisin regjistrimet për në Universitete.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule ka dalë me një mesazh për të gjitha maturantët, duke i qetësuar ata që të mos nxitohen, pasi janë edhe 291 vende të lira.

“Mesazhi që do të përcillja meqë nesër fillon regjistrimi, është ai i faktit që të mos shqetësohen maturantët pasi sikur të regjistrohen të gjitha ata që janë shpallur fitues, mbeten 291 vende të lira, sepse janë shpallur fitues në një nga 4 degët e Fakultetit të Ekonomisë. Nga ata që janë shpallur fitues mund të regjistrohen në universitete dhe fakultete të tjera. Maturantët të mos nxitojnë nëse kanë vendosur që të jenë studentë të fakultetit të Ekonomisë dhe të jenë pas 5 vitesh specialistë të kërkuar nga tregu shqiptar”, tha Kule.

universiteti i ekonomise

Sondazh

Poll