Aktualitet

Iu bë atentat në Athinë, identifikohet shqiptari që mbeti i plagosur, dëshmia e vajzës greke

E plagosur pas këtij atentati mbeti edhe një 26-vjeçare greke, e cila në dëshminë e saj ka treguar se nuk e njeh shqiptarin, por ndodhej në zonën kur pati të shtëna me armë.

28 Gusht 2023, 10:31 Nga A.B
Iu bë atentat në Athinë, identifikohet shqiptari që mbeti i
Policia greke

GREQI-32-vjeçari Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona është i riu me origjinë shqiptare, i cili shpëtoi atentatit. 32-vjeçari njihet si anëtari i bandave kriminale që operon në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa theksohet se ka qenë dy herë i depërtuar.

E plagosur pas këtij atentati mbeti edhe një 26-vjeçare greke, e cila në dëshminë e saj ka treguar se nuk e njeh shqiptarin, por ndodhej në zonën kur pati të shtëna me armë.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi”, mbrëmë pas orës 20.00, jashtë shkollës së Panormou në Athinë. Policia greke u njoftua për të shtënat me armë dhe më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Më pas janë njoftuar nga spitali për dy të plagosur, shqiptarja dhe një greke. Autori është ende në kërkim./Dosja.al

atentat ne greqi rafaelo tona

Sondazh

Poll