Aktualitet

'Vrave një djalë...Noo, noo'/ Pendohet pasi vihet në pranga, detaje nga arrestimi i autorit për vrasjen e Klajdi Bitrit në Itali

I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje. Më pas mbërrijnë patrulla të tjera me sirena, njëra me rroba civile, karabinierë të tjerë dalin dhe e detyrojnë të arrestuarin të hipë në një makinë shërbimi. 

28 Gusht 2023, 11:33 Nga a.l
'Vrave një djalë...Noo, noo'/ Pendohet pasi vihet në
Ankona Itali

ITALI- Detaje nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri në Itali. Autori me shtetësi algjeriane  i identifikuar me emrin Melloul Fatah 27 vjeç ishte pa këmishë, me pantallona të shkurtra, pranë nënkalimit Palombina Vecchia, në Falconara, kur dy karabinierë e bllokuan dhe e arrestuan, shkruajnë mediat italiane.  

Ai akuzohet se pasditen e djeshme goditi me shtizë 23-vjeçarin shqiptar, Klajdi Bitri, punëtor, banues në Ankona. Në një video të xhiruar nga një banor, e cila u bë menjëherë virale, shfaqen pamjet e fazave të arrestimit. Karabinierët e imobilizojnë, njëri i thotë “zbrisni, zbrisni”. Polici tjetër duke mbajtur taserin, i thotë "ke vrarë një djalë". Në atë moment vrasësi mohon, përsërit "noo, noo", ai dëshpërohet. Karabinierët thërrasin komisariatin në telefon, "E morëm, e morëm - thonë - e kemi, lajmërojini të gjithë". 

I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje. Më pas mbërrijnë patrulla të tjera me sirena, njëra me rroba civile, karabinierë të tjerë dalin dhe e detyrojnë të arrestuarin të hipë në një makinë shërbimi. 

Çfarë ndodhi?

I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.

Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin./Dosja.al

 

klajdi bitri melloul fatah

Sondazh

Poll