Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, plagosen dy turistë italianë

Automjeti tip “Wolksvagen” me drejtues 19 vjeçarin Orest Zhgabi, është shpallur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç.

28 Gusht 2023, 11:02 Nga A.B
Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, plagosen dy turistë
Foto ilustruese

SARANDË- Një aksident ka ndodhur në aksin Sarandë-Gjirokastër në afërsi të HEC “Bistrica 2”. 

Automjeti tip “Wolksvagen” me drejtues 19 vjeçarin Orest Zhgabi, është shpallur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç. Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjece.

Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka thyerje.

NJOFTIMI:

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë - Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne sarande plagosen turistet italiane orest zhgabi

Sondazh

Poll