Aktualitet

Gjirokastër/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, arrestohet 35-vjeçari

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë prangosur shtetasin Eduart Koka, 35-vjeç, për veprën penale “dhunë në familje”.

27 Gusht 2023, 17:12 Nga m.s
Gjirokastër/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas,
policia

Gjirokastër- Një tjetër person është vënë në pranga, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Ky rast ka ndodhur në Gjirokastër. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë prangosur shtetasin Eduart Koka, 35-vjeç, për veprën penale “dhunë në familje”. Po kështu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45-vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Njoftimi nga policia 

Policia e Gjirokastrës, pas denoncimeve të marra për dy raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35-vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster dhune ne familje

Sondazh

Poll