Aktualitet

Neutralizohet zjarri në Krastë të Krujës, deri më tani janë djegur 8 hektarë pyje

Në lidhje me këto zjarre, deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

27 Gusht 2023, 16:10 Nga m.s
Neutralizohet zjarri në Krastë të Krujës, deri më tani
foto ilustruese

Zjarri i rënë nga mbrëmja e së shtunës në Krastë të Krujës ku deri mesditën e kësaj të dielë ka djegur 8 hektarë pyje, mësohet se është neutralizuar dhe vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht terrenit të vështirë, situata është nën kontroll. Në lidhje me këto zjarre, deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

Vlen të theksohet se kjo është një zonë që është përfshirë disa herë nga zjarret.

zjarret krastë të krujës

Sondazh

Poll