Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësorin, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

27 Gusht 2023, 14:37 Nga f.i
Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësorin,
foto ilustruese

SHKODËR- Një këmbësor është përplasur nga një automjet në hyrje të Shkodrës në lagjen “Liria”, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll