Aktualitet

Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, lihen në burg pa afat 6 sirianët

Ngjarja ndodhi me 25 maj, trafikantët qëlluan me armë drejt policisë nga 50-100 metra distancë.

27 Gusht 2023, 14:14 Nga f.i
Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufirin me
foto ilustruese

KUKËS- Sot gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë për ti lënë burg pa afat 6 të huajt.

Sirianët qëlluan drejt policisë, teksa po tentonin të kalonin drejt Kosovës emigrantë të paligjshëm. Ngjarja ndodhi me 25 maj, trafikantët qëlluan me armë drejt policisë nga 50-100 metra distancë.

Njoftimi:

Gjykata e Kukësit pranoi sot kërkesen e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë burg pa afat për gjashtë shtetasit sirian të cilët sipas prokurorisë së Kukësit akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.

Sot ishte afati i fundit i ezaaurimit te mases arrest me burg per periudhën tre mujore ndërkohë që prokuroria e Kukesit kerkoi caktimin e mases se arrestit burg pa afat.

Arrestimi i shtetasve sirian u be me daten 26 mak 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit. Në aksinon e përbashkët mes policisë kufitare të shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.

kukes kufiri shqiperi-kosove

Sondazh

Poll