Aktualitet

Plagosja me thikë e 40-vjeçarit në shëtitoren e Sarandës, vihet në pranga autori

Në sajë të operacionit të koduar “Wanted” është vënë në pranga shtetasi J. Rr., 25-vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

27 Gusht 2023, 15:48 Nga m.s
Plagosja me thikë e 40-vjeçarit në shëtitoren e
momente gjate arrestimit te autorit

SARANDË- Në sajë të operacionit të koduar “Wanted” është vënë në pranga shtetasi J. Rr., 25-vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. I riu ishte shpallur në kërkim policor për "plagosje" dhe "mbajtje të armëve të ftohta", pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40-vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll