Mbetën në det, pasi veliera pësoi defekt, policia kufitare shpëton tre turistët turq
pamje nga vendngjarja SARANDË- Njoftimi i policisë: Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shë...
Në ambientin e spitalit është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj 17-vjeçarit Elio Rraku, i dyshuar si shkaktar i aksidentit ku humbën jetën dy turistë italianë në Sarandë.
Në ambientin e spitalit është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj 17-vjeçarit Elio Rraku, i dyshuar si shkaktar i aksidentit ku humbën jetën dy turistë italianë në Sarandë. I mituri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga ana tjetër, avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi, me argumentin se Rraku është i mitur. Në përfundim të seancës, gjyqtarja Suela Xhani vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.
Aksidenti ndodhi në 24 gusht, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hidrovori. Në kthesë, 17-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar në sensin e kundërt të lëvizjes, duke u përplasur ballë për ballë me motorin Honda. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë Domenico Gritto, 24-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen. Vetë 17-vjeçari gjatë dëshmisë në Prokurori ka mohuar të ishte fajtori, dhe ka pretenduar para hetuesve se nuk i ka prerë rrugën motorit.
pamje nga vendngjarja SARANDË- Njoftimi i policisë: Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shë...
foto ilustruese SHKODËR- Një këmbësor është përplasur nga një automjet në hyrje të Shkodrës n&e...
foto ilustruese KUKËS- Sot gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë për ti lënë burg pa afat 6 të ...
Policia TIRANË- Një 42-vjeçar ëhstë arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia p&eum...
Pajisja SARANDË- 43-vjeçari Lulëzim Allkushi, saldatori që montoi pajisjen që i mori jetën 17-vjeçarit në clubi...
Policia ELBASAN- Një shqiptar shtë arrestuar në Angli i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Elb...
SHKODËR- Mijëra bimë kanabis jaë asgjesuar gjatë 72 orëve të fundit në vendi të vendit. Në një aks...
DIBËR- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër për zjarrvënie. Mësohet se 55-vjeçari ...
Foto ilustruese BULQIZË- Një 45-vjeçar është dërguar pa shenja jetë ditën e sotme në spitalin e Bulqiz&...
Foto ilustruese FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një makinë është përplas...