Ndezi zjarr për djegien e barishteve, procedohet penalisht 55-vjeçari në Dibër
DIBËR- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër për zjarrvënie. Mësohet se 55-vjeçari ...
Nga këto 878 bimë u asgjësuan në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, 1932 bimë u asgjësuan në Shkodër dhe në Vaun e Dejës.

SHKODËR- Mijëra bimë kanabis jaë asgjesuar gjatë 72 orëve të fundit në vendi të vendit. Në një aksion të Policisë, janë asgjesuar gjithsej 3543 rrënjë kanabisi. Nga këto 878 bimë u asgjësuan në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, 1932 bimë u asgjësuan në Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që 688 bimë u asgjësuan në Krujë, ndërsa 45 bimë në Tropojë.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Angazhim maksimal i efektivëve të Policisë, në çdo qark të vendit, në kuadër të megaoperacionit “FOKUSI”, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të cannabis sativës. Gjatë 72 orëve të fundit, kontrolle në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës. 1000 punonjës policie dhe 25 dronë u angazhuan për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI”. 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndalohet një autor i dyshuar për disa raste kultivimi në Kurbin dhe procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i një fshati në Kukës. 878 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 34-t të operacionit “Imazhi”. -Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të 219 bimëve të asgjësuara në kuadër të fazave të mëparshme të operacionit “Imazhi”, shtetasin B. A., banues në Milot. Shtetasi B. A. i kishte kultivuar bimët narkotike, në sipërfaqe të ndryshme, në fshatin Malbardhë, Kurbin.
1932 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës, si rezultat i fazës së 14 të operacionit “Alpe të pastra”. 688 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 36 të operacionit “Territor i pastër”. 45 bimë u asgjësuan në fshatin Breg Lumë, Tropojë, si rezultat i fazës së 8 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. Kryetari i këtij fshati u procedua penalisht, për shpërdorim të detyrës. Ndërkaq, Policia në qarqe, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së. Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.0
DIBËR- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër për zjarrvënie. Mësohet se 55-vjeçari ...
Foto ilustruese BULQIZË- Një 45-vjeçar është dërguar pa shenja jetë ditën e sotme në spitalin e Bulqiz&...
Foto ilustruese FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një makinë është përplas...
pamje nga vendngjarja VLORË- Dy persona janë arrestuar në Borsh, pasi tentuan të ndotnin ujërat e lumit të Borshit ...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Reagimi: Pas shumë orësh në "luftë" me zjarret, falë punës së bërë ...
Babalja ANGLI- Një vrasës shqiptar del video-live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok , n&e...
Policia BELSH- Kujtim Lici është arrstuar në Belsh poër zjarrvënie. Mësohet se Lici ndezi zjarr ditën e djeshme n&e...
Tubacioni BULQIZË- Banorët e Bulqizës mund të mbeten pa ujë, pasi linja kryesore e tubacionit ka shpërthyer. Mësohet se ...
Foto Ilustruese BULQIZË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë në një dasmë. Mësohet se nj&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i...