Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 45-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

Ndërkohë që dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e atakut kardiak. 

27 Gusht 2023, 12:17 Nga I.A
E rëndë në Bulqizë, 45-vjeçari dërgohet pa
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 45-vjeçar është dërguar pa shenja jetë ditën e sotme në spitalin e Bulqizës. Mësohet se 45-vjeçari është dërguar nga familjarët në spital. Ndërkohë që dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e atakut kardiak. 

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi 45 vjeç, banues në Ostren. Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak

policia e bulqizes

Sondazh

Poll