Politike

Primaret në Kukës, qendra e votimit të Pallati i Kulturës, 5 kandidatë përballë njëri-tjetërit

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’ Kukës, kati i dytë.

27 Gusht 2023, 09:16 Nga I.A
Primaret në Kukës, qendra e votimit të Pallati i Kulturës, 5
Foto Ilustruese

KUKËS- Demokratët në Kukës po zgjedhin ditën e sotme kandidatin e tyre për t'i përfaqësuar në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator. Procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’ Kukës, kati i dytë. Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 dhe përfundon në orën 18.00.

Emrat e kandidatëve:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

primaret ne kukes

Sondazh

Poll