Politike

Primaret për bashkinë e Kukësit, zbardhen emrat e kandidatëve që do garojnë

Primaret do mbahen të dielën

25 Gusht 2023, 21:16 Nga m.s

 

Primaret për bashkinë e Kukësit, zbardhen emrat e
foto ilustruese

TIRANEZbardhen emrat e kandidatëve të "Primareve" për Bashkinë e Kukësit:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Këtë të dielë Partia Demokratike do të mbajë "Primaret" për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Bashkinë e Kukësit. Lajmin e bën me dije dega e PD-së në Kukës, e cila i fton demokratët të zgjedhin një nga 5 kandidatët që marrin pjesë në këto "Primare".

“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike! Ju njoftojmë se me datë 27.08.2023 do të zhvillohet procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023. Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës "Hasan Prishtina" Kukës, kati i dyte. Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe perfundon me oren 18.00 Urojmë një garë të drejtë, të ndershme dhe të barabartë. Fitoftë kandidati më i mirë, që gëzon mbështetjen më të madhe dhe garanton fitoren në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023!”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.

bashkia kukes

Sondazh

Poll