Politike

Rama: Nëse në Shpirag ka naftë, pensionistët do të përfitojnë të parët

Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve nuk vijnë nga i njëjti drejtim. 

25 Gusht 2023, 14:57 Nga I.A
Rama: Nëse në Shpirag ka naftë, pensionistët do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse në Shpirag do të nxirret naftë, pensionistët do të jenë të parët që do të përfitojnë. Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve nuk vijnë nga i njëjti drejtim. 

"Rritja e pagave dhe pensioneve nuk vijnë nga i njëjti drejtim. Gropa e trashëguar e pensioneve është gropa më e thellë dhe e gjerë sepse shkon edhe përtej vetë periudhës demokratike për pensionet, jemi akoma jo aty ndërkohë që shpresojmë urojmë që zbulimi i Shpiragut të funksionojë dhe nga ai zbulim të parët që do të përfitojnë janë pensionistët", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll