Politike

Sistemi 'TIMS'/ Drejtues të policisë që punojnë për banda, Rama: Dihej që në polici ka “ujë të zi”

Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi kjo është një histori e manipuluar nga persona që kanë humbur pushtetin mbi të dhënat e TIMS.

25 Gusht 2023, 14:35 Nga A.B
Sistemi 'TIMS'/ Drejtues të policisë që punojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës me gazetarët për zbulimet e SPAK në lidhje me drejtues të lartë të policisë së shtetit të cilët punonin për banda kriminale dhe për abuzimin me të dhënat e TIMS, për të cilin shqetësimin shprehu edhe ambasada amerikane.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi kjo është një histori e manipuluar nga persona që kanë humbur pushtetin mbi të dhënat e TIMS.

“Për këtë të dytën nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Është një histori i manipuluar mbi njerëz që kanë humbur pushtetin mbi ata të dhëna. Nuk jam në dijeni të një deklarate të një ambasadori amerikan, sepse nuk e kemi një të tillë. Nuk e kuptoj pse i dërguari me Punë ka bërë një deklaratë të tillë.

Domethën ajo ngjarje e rëndë nuk ka ndodhur. Problem teknik i brendshëm. Sa i përket drejtuesve të policisë që punojnë për bandat, edhe në polici ka “ujë të zi”. Ka dhe luftohet çdo ditë. Mjafton të shikoni të dhënat në policinë e shtetit. Një shtet serioz kështu bëhet. Sa herë që del uji i zi, s’ka nevojë të më shikoni dhe të më dëgjoni, merreni me mend që jam duke buzëqeshur”  tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll