Politike

Video skandali i Gjicit, Bashkia Gjirokastër anulon tenderin 14 milionë lekë për qentë

Pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, bëhet me dije se Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve të rrugës.

25 Gusht 2023, 17:29 Nga m.s
Video skandali i Gjicit, Bashkia Gjirokastër anulon tenderin 14
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, bëhet me dije se Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve të rrugës. Vendimi në fjalë është marrë nga ana e kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Tenderi me vlerë 14 milionë lekë u zhvillua në 2 mars të vitit 2023, dhe pasi u shty dy herë nga kryebashkiaku Flamur Golemi për mos-plotësim të dokumentave, u vendos që të bëhej në fund të qershorit.

Golemi bëri shpalljen e tretë formale më 24 korrik 2023 dhe më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar i tenderit, me arsyetimin se në të tre rastet nuk është paraqitur asnjë ofertë.

Gjici u arrestua pas publikimit të një video erotike të tij me Alma Kaçin, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Më pas në video ata flasin për një projekt të trajtimit të qenve të rrugës, ku Gjici telefonon vartësin e tij të kujdeset për letrat që do dorëzonte Kaçi. Ish-kryebashkiaku ka pranuar marrëdhënien me 40-vjeçaren, por në gjykatë tha se nuk ka pasur korrupsion.

Video skandali i Gjicit, Bashkia Gjirokastër anulon tenderin 14

safet gjici bashkia gjirokaster qente

Sondazh

Poll